Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokati Shefqeti: Super-ekspertiza vërtetoi fajësinë e ministres Hajdari – tentuan të fajësojnë fëmijën

NULL NULL
20.09.2023 19:34

Para disa javëve, KIKS Kosova pati raportuar për rastin e aksidentit të shkaktuar nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ku e lënduar mbeti një këmbësore 9-vjeçare.

Një super-ekspertizë që ishte duke u pritur që më shumë se nëntë muaj, u publikua gjatë ditës se sotme vetëm pasi raportoi KIKS Kosova.

Në një lidhje direkte për KIKS-in, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se në njëfarë mënyre, kjo ekspertizë ka vërtetuar fajësinë e të pandehurës.

Tutje, Shefqeti ka thënë se vetëm tani është bërë edhe thirrja nga Gjykata për vazhdimin e seancave, duke qenë se seancat nuk janë mbajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Avokati tha se “raste të tilla sikurse ky, ku fajtorë lihen fëmijët, nuk dimë të ketë ndodhur më herët”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.