Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicër: Raportohet se dy shqiptarë vdiqën në një aksident

NULL NULL
17.09.2023 17:48
Aksident Zvicër

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnasch të Zvicrës.

Sipas Albinfo.ch dy shqiptarë të moshës 18 -vjeçare, kanë vdekur në këtë aksident.

Raportohet se njëri nga ta është nga Prishtina që jeton në Flawil e tjetri nga Kumanova që jeton në Gossau.

Për aksidentin kanë shkruar edhe policia zvicerane.

Autoritetet raportojnë se edhe dy të tjerë janë dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur pak para 3 të mëngjesit, ku në një makinë ishin katër persona prej moshë 18 deri në 21 vjeç.

Policia njofton se ata ishin nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.

Rasti ka nisur të hetohet.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri tek ky aksident, përcjell Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.