Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“S’duhet vetëm karrotë, por edhe shkop”, Stano: Masat ndaj Kosovës mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen

NULL NULL
15.09.2023 14:07
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se ky union nuk është palë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duke qenë vetëm ndërmjetësues, sipas tij evropianët nuk mund të bëjnë diçka, pa u pajtuar Prishtina dhe Beogradi.

I pyetur se pse nuk ka masa edhe ndaj Serbisë, Stano ka theksuar se ato do të vendosen ndaj secilës palë që nuk kontribuon për shtensionim të situatës.

“Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm  karotën por edhe shkopin”, ka thënë Stano në konferencë, njofton KlanKosova.tv.

“Masat do të jenë aty për aq sa vlerësohet. Ato mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen”.

Stano ndër të tjera ka shtuar se për takimin e djeshëm, i dërguari Miroslav Lajçak do t’i njoftojë të gjitha vendet anëtare të BE-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.