Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Propozimi i BE-së ishte me kushtëzimet serbe (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 14.09.2023 20:17

Në tavolinën e diskutimit thotë se u paraqit veç një propozim, e që ishte i tij.

Por, udhërrëfyesin e sekuencuar për marrëveshjen e Brukselit, mbase kryeministri Albin Kurti e harroi kur të enjten iu shpalos ai që u tha se është propozim i Serbisë, por që ky e quan kushtëzim për të cilin s’ishte në dijeni.

Madje, sipas Kurtit, dokumenti i shkruar në cirilik e anglisht, u përpilua para dakordimit, aneksi i të cilit përpilua në Ohër. Andaj, lehtësuesit bënë më shumë se një orë për ta gjetur.

Kryeqeveritari kosovar thotë se kushtëzimi serb është shndërruar në qëndrim të ndërmjetësit Miroslav Lajçak, në cenim të funksionit të tij.

Bile, ngecjen e zbatimit të marrëveshjes e lidhi me këtë situatë, njofton Klan Kosova.

Qëndrimi kosovar e ai evropian të kundërt janë edhe për rrugën drejt zgjedhjeve në veri.

BE po lyp dorëheqjen e kryekomunarëve, e Kosova këmbëngul në udhëzimin administrativ që mundëson largimin e tyre.

Kurti kërkoi heqjen e masave të vëna ndaj Kosovës për shkak të, siç tha, deeskalimit të situatës në veri.

Kur u pyet për takimin e radhës e vazhdimin e dialogut, kryeqeveritari kosovar deklaroi se i mbetet ndërmjetësuesve të shohin se si do të jetë rruga përpara.

lajme të ngjashme