Opozita s’e do kushtin e kuorumit për seancat e jashtëzakonshme (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 13.09.2023 20:23 nga Drin Demiri 13.09.2023 20:23 Bojkoti i mazhorancës ua dështoi tentativën e parë për seancën e jashtëzakonshme për libra. Debatin për këtë, partitë jo në pushtet mund ta realizojnë këtë të enjte, kur pritet të arrihet numri prej 61 deputetëve, vetëm pasi pozita u zotua të marrë pjesë. Por, kërkesën për plotësimin e kuorumit për seanca jo të rregullta si kjo, po e cilëson të padrejtë opozita. Në PDK thonë se mbajtja e tyre, s’varet nga pjesëmarrja e pushtetit. Kjo i penalizoi edhe në debate parlamentare, njofton Klan Kosova. Problematikë për këtë po shihet neni 61 i rregullores së re të Kuvendit, që thotë se kuorumi plotësohet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së deputetëve. Një monitorues i punës së parlamentit, thotë se kjo s’duhet të vlejë në krejt rastet, andaj, e sheh të nevojshme që të ndërhyhet në të.