Veton Tusha është largimi i radhës nga Ballkani NULL NULL 06.09.2023 22:03 06.09.2023 22:03 Pas largimit të Meriton Korenicës, largimi i radhës nga skuadra e Ballkanit është Veton Tusha. Kampioni i Kosovës ka njoftuar largimin e Tushës në rrjetet sociale. “Ju njoftojmë se futbollisti Veton Tusha, nuk do të jetë më pjesë e jona, pasi me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur bashkëpunimin. Duke e falënderuar për kontributin e tij gjatë kohës sa ka bartur fanellën e Fc Ballkanit, i urojmë më të mirën në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në postimin e Ballkanit. Veton Tusha iu bashkua skuadrës nga Suhareka në vitin 2022, ku u transferua nga skuadra polake Nieciecza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.