Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hetimi parlamentar: LDK-ja e “bombardon” qeverinë për miell e vaj (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 05.09.2023 20:49

Plani opozitar vjeshtor i ka bashkuar.

Unikë, partitë jo në pushtet janë rreth nënshkrimeve që tashmë i kanë mbledhur për iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për një Komision Hetimor Parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore.

Për to pati bastisje e arrestime në Ministrinë e Tregtisë, dhe jo vetëm.

Nisja e këtij hetimi mund të mos vonojë, meqë LDK të martën e dorëzoi kërkesën e cila do të trajtohet në mbledhjen e kryesisë së parlamentit që pritet të mbahet të hënën.

Trupës parlamentare në të cilën këta synojnë t’i nxjerrin përgjigjet që s’i morën në seanca, i janë përcaktuar fushat e veprimit, njofton Klan Kosova.

Në partinë në pushtet thonë se kjo nismë s’po bëhet në kohën e duhur, andaj zor se do të sjellë ndonjë rezultat.

 

 

lajme të ngjashme