Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

23 të lënduar, makina u përplas në një restorant në Teksas

NULL NULL
05.09.2023 10:25

Të paktën 23 persona mbetën të lënduar të hënën pasi një automjet u përplas në murin e një restorantit “Denny” në Hjuston njoftoi policia e Teksas-it.

Departamenti i Policisë Rosenberg tha se të gjitha viktimat ishin të vetëdijshme kur u transportuan në spitalet lokale.

“Lëndimet varionin nga plagë të vogla deri në lëndime të rënda, por të gjitha duket se nuk janë kërcënuese për jetën dhe se viktimat janë të moshës nga 12 deri në 60 vjeç, sipas CNN, transmeton Klankosova.tv

Pamjet nga KHOU tregojnë një vrimë të hapur në anën e restorantit me një “SUV” të prishur ende brenda, gjithashtu shiritin e zbatimit të ligjit që bllokon vrimën dhe autoritetet në vendngjarje.

Policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin zonën dhe njoftoi se rasti është në hetim .

Megjithkëtë nga restauranti “Denny” thanë se ata nuk kishin asnjë koment për incidentin., transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.