Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qingji i bordelit

NULL NULL
21.05.2015 18:35

Një prostitutë 25 vjeçare u morr në pyetje nga policia gjermane në qytetin e Mynihut, por jo për ushtrim të prostitucionit.

Prostitucioni është i ligjshëm në Gjermani por policia e morri këtë masë pasi e kishte mbajtur një qingj 3 javësh në një bordel të Mynihut.

Ky qingj u zbulua gjatë një bastisje për drogë, transmeton Klan Kosova.

Policia tha se 25 vjeçarja e ka treguar një letër nga autoritetet veterinare duke i përmendur disa kushte në të cilat duhet të rritet një qingj, dhe këto kushte nuk përmbusheshin në atë bordel.

“Qingji u kthye te grupi i mbrotjes së kafshëve” shtoi policia.

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme