Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaq gola shënoi Lionel Messi gjatë karrierës së tij

NULL NULL
29.08.2023 12:12

Lionel Messi, njihet si njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur bota.

Momentalisht argjentinasi luan si sulmues dhe kapiten i klubit të Ligës së Madhe të Futbollit Inter Miami dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, transmeton klankosova.tv.

Ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka shënuar 818 gola, në 1037 ndeshje të zhvilluara.

Më së shumti herë e futi topin në rrjetë për ekipin e Barcelonës, aty ai shënoi 672 gola nga 778 ndeshje të luajtuara.

I veshur me fanellën e kombëtarës ai siguroi 103 gola për shtetin e tij Argjentinën, në 175 duele të realizuara.

Për PSG realizoi 32 gola, nga 75 herë kur u rreshtua si lojëtar i këtij ekipi.

Për Inter Miami, ekipin ku luan aktualisht, Messi shënoi 11 gola deri më tani nga 9 lojë të luajtuara, tregojnë statistikat e publikuara të goal.com.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.