Moderatorja greke kapet gjatë edicionit duke tymosur cigare (VIDEO) NULL NULL 29.08.2023 12:08 29.08.2023 12:08 Një moderatore lajmesh në Greqi ka përjetuar një moment aspak të këndshëm. Rania Jima, ka prezantuar lajmin dhe regjia duhet të kishte futur në transmetim kronikën, por për shkak të një defekti teknik, ajo përsëri u rikthye në ekran, por në një moment të sikletshëm, përcjell klankosova.tv. Sipas a2news, ajo nuk e kuptoi fillimisht çfarë ngjau dhe tentoi të pinte një cigare elektronike, mirëpo për fat e pikasi shumë shpejt. Moderatorja u përpoq ta fshihte atë, por tashmë ishte tepër vonë, pasi ky moment u bë publik për shikuesit. https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/08/ssstwitter.com_1693295844417.mp4 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara 2 minuta më parë