Zbulon Adele, e pranon se është gati të bëhet nënë sërish NULL NULL 29.08.2023 11:16 29.08.2023 11:16 Ylli i njohur i muzikës, Adele, ka pranuar së fundi se është gati për t’u bërë nënë sërish. Këtë e zbuloi gjatë paraqitjes së saj në Weekends with Adele gjatë një diskutimi me fansat, transmeton klankosova.tv. Ajo pohoi madje se një gjë e tillë mund të ndodhë ‘’së shpejti’’. Për këtë ajo e emocionuar konfirmoi që tashmë ka gati edhe një listë emrash. “Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti”, citohet të ketë thënë ajo. Duke ndarë metodën e saj për gjetjen e emrave të mundshëm të foshnjave, Adele shtoi: “Unë në fakt kam shkruar lista. Kështu që sa herë shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefon.’