Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oda e Stomatologëve paralajmëron masa ligjore ndaj mjekut nga Malisheva

NULL NULL
23.08.2023 13:48
Oda e Stomatologeve te Kosoves

Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientes nga Malisheva, e cila ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike.

Stomatologu bëhet e ditur se është anëtar i odës derisa theksohet se ndaj tij do të merren masa.

“OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërrmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoriatit shëndetësor”, thuhet në raport.

 

lajme të ngjashme