Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cila është pozita e Universitetit “Haxhi Zeka” në Webometrics dhe sa janë objektive të dhënat në të dhe platforma të ngjashme

123
string(15) "Armand Krasniqi" string(83) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/08/Armand-Krasniqi-e1634910432846.jpg"
nga Armand Krasniqi 19.08.2023 13:20

Shkruan: Prof.dr. Armand Krasniqi Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”

Sa janë objektive të dhënat për cilësinë e bartësve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës të cilat publikohen në Webometrics dhe në platformat nacionale dhe cila është pozita e Universitetit “Haxhi Zeka” në këto platforma

Çdo ditë e më shumë disa nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (më tutje IAL) publikojnë të dhëna të caktuara të cilat përpunohen në kuadër të platformës Webometrics duke i përdorur ato në formën e një lloj gare ndërinstitucionale me tentativë për t’i konvertuar dhe paketuar më tutje si vlera të padiskutueshme! Pa dilemë dhe pa asnjë mëdyshje këto të dhëna janë kredibile por, në asnjë mënyrë, siç po prezantohen në opinion dhe rrjete sociale.

Vetëm nga këndvështrimi ynë, dy çështjeve po përpiqemi t’i japim përgjigje si arsye për kontestimin e sipërpërmendur. E para, çfarë është në realitet kjo platformë dhe e dyta, rangimi në listën e kësaj matjeje a tregon në të vërtetë kredibilitetin dhe cilësinë e institucionit të arsimor?

E para, Webometrics është një sistem digjital i cili monitoron dhe analizon të dhënat e trafikut të faqes së internetit të një institucioni të caktuar. Ky sistem përdoret për të matur, mbledhur, analizuar dhe raportuar të dhënat e trafikut të internetit për qëllime të analizës të vazhdueshme të optimizimit të faqes së internetit. Kjo mund të përfshijë analizën e sjelljes së përdoruesit, përcaktimin e efektivitetit të faqes së internetit dhe vlerësimin e suksesit të fushatave të marketingut.

Për këtë qëllim Webometrics, përdor disa parametra të ndryshme që ndihmojnë në analizimin dhe matjen e statistikave dhe te dhënave të një faqe interneti. Prandaj, analizimi i parametrave të ndryshëm për të matur suksesin e një faqeje interneti ose strategjisë së marketingut digjital përfshijnë:

  1. trafikun e ueb faqes: Sa vizitorë po vijnë në faqen e institucionit dhe nga çfarë burimesh po vijnë ata (të drejtpërdrejtë, përmes kërkimit organik, referimeve, mediave sociale, etj.)
  2. përqindjen e shkallës së kthimit: Sa nga vizitorët kthehen sërish në faqen tonë për të përdorur produktet ose shërbimet që ofrohen.
  3. kohën e qëndrimit: Sa kohë qëndrojnë vizitorët në faqen tonë dhe sa faqe shikojnë ata për çdo vizitë.
  4. numrin e faqeve të shikuar: Sa faqe shikojnë vizitorët në çdo vizitë. Numri i lartë mund të tregojë se ata janë të angazhuar me përmbajtjen e vet.
  5. objektiva ose konvertime: Sa vizitorë bëhen klientë ose po marrin veprimin e dëshiruar, si p.sh. të regjistrohen për një buletin lajmesh, të bëjnë një blerje, etj.
  6. bounce rate: Përqindja e vizitorëve që largohen nga faqja pa naviguar në ndonjë faqe tjetër. Kjo zakonisht tregojë se përmbajtja jonë nuk është e dobishme ose përputhëse për vizitorët.
  7. trafikun e mobilëve: Sa nga trafiku jonë vjen nga pajisjet mobile. Kjo është e rëndësishme në një botë që po bëhet gjithnjë e më e përqendruar në mobil.
  8. dokumentet e lexueshme: Sa nga dokumentet (në formatin PDF, Word, etj.) të cilat janë të ngarkuara në ueb faqe janë të lexueshme nga makinat e automatizuara, në mënyrë që të lexojnë fraza të caktuara: UP, UHZ, AAB, etj.

Duke i pasur parasysh këta tregues statistikor rezulton se shumica e këtyre të dhënave të përmendura më sipër, kryesisht bazohen në numër të personalit akademik, gjegjësisht në produktivitetin e tyre akademik e shkencor, numrin programeve të studimit dhe numri e studentëve të cilët realisht e krijojnë qarkullimi në ueb – in e ILA – së. Në këtë mënyrë duhet theksuar se, në këtë platformë, IAL – të,  e vendit tonë pothuajse përafërsisht janë të ranguara në bazë të parametrave të sipërpërmendura.

Për të dëshmuar këtë, nga të dhënat e përafërta që kemi, rezulton se Universiteti “Hasan Prishtina” në marrëdhënie punë të rregullt ka rreth 960 personel akademik, , Universiteti “Isa Boletini” rreth 120, Universiteti “Ukshin Hoti” rreth 88, Universiteti “Haxhi Zeka” 84, Universiteti “Fehmi Agani” rreth 60, Universiteti “Kadri Zeka” rreth 45, etj,. Nëse nga ky këndvështrim vështrohen Kolegjet private, atëherë na rezulton se AAB në marrëdhënie të rregullt punë ka rreth 700 personal akademik, Kolegji UBT rreth 500, etj,.

Nga këto të dhëna me saktësi mund të konstatojmë se në asnjë mënyrë nuk mund të përfundohet se cilësia e cilësdo IAL është vërtetueshme në bazë të rangimit  të lartë ose ulët ne Webometrics. Kjo, sepse të dhënat që përdorën në këtë bazë janë më shumë janë të karakterit kuantitativ. Se cilët cilët parametra e vërtetojnë cilësinë e një IAL – je, do i përshkruajmë më poshtë në këtë artikull dhe vlerësimi e matja e tyre vërtetë është një proces shumë më kompleks se sa ajo çfarë bëjnë platformat e caktuara.

Mirëpo, në kontekst e asaj që e theksuam më sipër, lidhur me cilësinë e IAL – ve, në fushën e botimeve të personalit akademik, sipas raportit të “Vlerësimit të Kapaciteteve Kërkimore të Aplikuara në Kosovë”,  të bërë nga EDUTASK me mbështetjen e Bashkimit Eurpian, German Corporation dhe GIZ, për gjetjet e të cilit është analizuar në detaje e gjithë puna shkencore e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë janë ofruar të dhënat e mëposhtme:

Burimi: Report Edutask Assessment of Applied Research Capacities in Kosovo Evaluation – 2023

Nga tabela dhe nga rezultatet e këtij raporti shihet se, duke u bazuar në numër të personelit akademik që kanë publikuar në platformën SCOPUS, universiteti “Haxhi Zeka” pozicionohet në vendin e parë duke kaluar edhe universitetin “Hasan Prishtina”.

Një tjetër planin kombëtar është edhe Rangimi Kombëtar i H-indeksit të Kosovës i cili është një renditje e pavarur ndërkombëtare që synon të vlerësojë produktivitetin shkencor të kërkuesve individualë, grupeve kërkimore dhe IAL-ve në Kosovë bazuar në indeksin e konsoliduar Hirsch.

Renditja merr në konsideratë indeksin e përgjithshëm Hirsch të institucioneve shkencore të Kosovës, duke adresuar informacionin nga bazat e të dhënave dhe platformat si Scopus, Web of Science dhe Google Scholar. Bazuar në këto të dhëna, formohet treguesi kombëtar i renditjes H-indeks dhe pozicioni përkatës të institucionit.

Burimi: Renditja e IAL-ve të Kosovës në bazën e të dhënave ndërkombëtare Scopus 2023 https://xk.h-index.com/al/scopus?UniversitiesSearch%5Btitle%5D=   

Sipas H-Index për Rankim Kombëtar për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, universiteti “Haxhi Zeka” renditet në pozitën e gjashtë ne raportin profesor/publikim në platformën SCOPUS. Megjithatë në këtë renditje duhet kihet parasysh edhe numri i personelit të rregullt akademik në Institucionet e Arsimit të Lartë të listuara.

Burimi: Renditja e IAL-ve të Kosovës në bazën e të dhënave ndërkombëtare Web of Science 2023 https://xk.h-index.com/al/ëos

Sipas të njëjtit vlerësim të H-Index për Rankim Kombëtar për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, universiteti “Haxhi Zeka” renditet në pozitën e shtatë ne raportin profesor/publikim në platformën WEB OF SCIENCE. Megjithatë edhe në këtë renditje duhet kihet parasysh edhe numri i personelit të rregullt akademik në Institucionet e Arsimit të Lartë të listuara.

Çdo herë nga këndvështrimi ynë, mund të themi se Webometrics është një mjedisi i zhvillimit të integruar (IDE) nga Microsoft që përdoret për të zhvilluar aplikacione web. Ai përfshin një sërë mjete për të ndihmuar në ndërtimin e aplikacioneve, duke përfshirë edhe të dhëna. Në varësi të natyrës së projektit, mund të përdoren të dhënat kualitative apo kuantitative. Përgjithësisht, analiza e të dhënave me anë të Webometrics kryesisht përfshijnë përdorimin e të dhënave kuantitative, të tilla si statistikat e trafikut të faqes, ndërsa përdorimi i të dhënave kualitative mund të përfshijë analizën e përvojës së përdoruesit dhe feedback-ut për aplikacionin. Në kuadër të këtyre analizave nuk ka rezultate që e përcaktojnë saktësisht cilësinë e IAL – së e cila ishte dashur të përdoret për marketing lidhur me studentë.

Në përfundim ne kemi bindjes së IAL – të cilësore maten në më së paku dhjetë fusha më sa vijon:

  1. Personeli mësimorë: Një universitet cilësor ka personel akademik me përvojë dhe kualifikime të larta akademike, specialistë në fushat e tyre që arrijnë të mbulojnë në mënyrë optimale dhe profesionale programet e akredituara;
  2. Infrastruktura: Ambientet e universitetit duhet të jenë të pajisura mirë dhe të përshtaten me metodat moderne të mësimdhënies;
  3. Programet e studimit: Programet e studimit (kurrikula) duhet të jenë aktuale, të përditësuara dhe në përputhje me tregun e punës;
  4. Hulumtime dhe publikime shkencore: Një universitet cilësor ka një pjesë të madhe të stafit që bën hulumtime dhe publikime shkencore;
  5. Marrëdhënie me komunitetin dhe tregun e punës: Një universitet cilësor ka marrëdhënie të forta me komunitetin dhe tregun e punës, duke ofruar mundësi për praktika dhe pune për studentët;
  6. Shërbimet për studentë: Kjo përfshin ofrimin e këshillimit akademik, mbështetjes për karrierë, mundësive për jetë studentore dhe kujdesin ndaj studentëve;
  7. Vlerësimi Akademik dhe personali: Personali dhe sistemet e vlerësimit kanë një ndikim të madh në cilësinë e arsimit në universitet;
  8. Metodat e mësimdhënies: Metodat moderne të mësimdhënies, si përdorimi i teknologjisë dhe mësimi aktiv, janë të rëndësishme për një universitet cilësor;
  9. Financimi: Një universitet cilësor ka burime të mjaftueshme financiare për të mbështetur aktivitetet dhe programet akademike;
  10. Studentët: Cilësia e studentëve është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e cilësisë së një universiteti. Një universitet cilësor rekruton dhe mbështet studentë të talentuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme