Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jehon Stublla kthehet të FC 2 Korriku

NULL NULL
17.08.2023 21:34

Pas një aventure një vjeçare të klubi Vjosa, mbrojtësi Stublla është kthyer të klubi kryeqytetas FC 2 Korriku.

FC 2 korriku ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se ka arritur një marrëveshje për kthimin e mbrojtësit Jehon Stublla.

Stublla për herë të fundit ishte aktiv në klubin e 2 Korrikut gjatë edicionit 2021/22 para se të transferohej tek klubi nga Shtimja, Vjosa.

“Ka kaluar vetëm një vit prej kur jam larguar. Ekipi ka ndryshuar shumë, por me sa pashë aty ka shumë futbollistë të cilët i njoh kohë më parë dhe kjo natyrshëm se do të më ndihmojë që të mos e kem problem ri-ambientimin. Jam këtu për ta dhënë më të mirën dhe shpresojë se besimin që më është dhënë, do ta shpaguajë ashtu siç më ka hije”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai tani e tutje do jetë nën urdhrat e trajnerit Besim Ademi dhe qysh sot mbrojtësi iu bashkua skuadrës në stërvitje.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.