Të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve, po vizitohen nga ekipet mobile NULL NULL 13.08.2023 16:44 13.08.2023 16:44 Ekipet mobile po i vizitojnë pensionistët që janë mbi 80 vjeç, që për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të paraqiten në zyrat përkatëse, për të dëshmuar se janë të gjallë. Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili theksoi se nga korriku i kanë shtrirë ekipet mobile në të gjitha komunat, njofton Klankosova.tv. “Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi Murati. “Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.