I vrari në Runik është djali i pronarit të kafeterisë NULL NULL 10.08.2023 10:35 10.08.2023 10:35 policia Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një incidenti me armë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, mesnatën e së mëkurës. Si pasojë dyshohet se dy persona të maskuar kishin hyrë në kafeteri dhe kishin gjuajtur. I vdekur ka mbetur 39-vjeçari N.L. Klan Kosova merr vesh se viktima është djali i pronarit të lokalit. Si pasojë e plagëve të marra, tre persona po trajtohen në QKUK.