Buzhala: Kurti ka gënjyer në rastin e Klanit NULL NULL 03.08.2023 18:28 03.08.2023 18:28 Drejtori i gazetës Nacionale, Berat Buzhala, ka thënë se kryeministri i Kosovës ka gënjyer në rastin e Klan Kosovës. “Kryeministri i Kosovës ka gënjyer duke thënë që Klan Kosova nuk i ka ndryshuar ato teknikalitete, por në vendimin e gjykatës doli që Klan Kosova i ka ndryshuar teknikalitetet. Pra, qeveria ka gënjyer në mënyrë konsistente javëve të fundit”, tha Buzhala në Klan Kosova. Buzhala në Info Magazine theksoi se e sotmja është ditë e madhe për drejtësinë. “Përveç fitorës së Klanit, në Gjykatën Komerciale, ishte edhe një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese, që e kthejë një Projektligj të qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën”, tha ai. Ai theksoi se atë se çka ka berë Qeveria e Kosovës këto dy vjet e gjysmë, tri vite me ligjin është qesharake. “Por, kur është në pyetje fati i njerëzve, nuk është vetëm qesharake por edhe tragjike, sepse shtatëherë për tre vjet e ka cënuar Kushtetutën e Kosovës”, theksoi ai. Gjykata Komerciale sot e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë