Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit NULL NULL 01.08.2023 11:23 01.08.2023 11:23 Më 16 maj 2024 pritet të fillojë rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut; Foto: Arkiv; Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet më 4 gusht. Të akuzuar për vrasjen e Osmanit janë Dardan Krivaqa dhe Arber Sejdiu. Përndryshe në seancën e sotme Krivaqa shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas. Në anën tjetër, familja e viktimës ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit, njofton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 15 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë