AGK-ja e tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova NULL NULL 28.07.2023 17:39 28.07.2023 17:39 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se është alarmuar me vendimin e Komisionit të Ankesave pranë MINT për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke lënë kështu në fuqi vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi. Me anë të një kumtese me shkrim, nga ky asociacion shprehen se me këtë vendim ministrja Rozeta Hajdari, e cila është pjesë e Qeverisë Kurti, ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. “Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thuhet në reagim. Tutje, AGK beson se ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend. “Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve”. “AGK-ja, e inkurajon Klan Kosovën që ta vazhdojë betejën në gjykatë dhe shprehë besimin që gjykata nuk do të lejojë mbylljen e një mediumi në Kosovë”. “Vendimi i sotëm politik i Qeverisë Kurti është goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.