Deçan, arrestohet një person për mbytjen e një qeni me pushkë të gjuetisë NULL NULL 27.07.2023 09:45 27.07.2023 09:45 arrestohet Një person është arrestuar në Deçan dje pasi dyshohet se me pushkë gjuetie e ka mbytur një qen endacak. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se arma me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Klankosova.tv