Fëmijët e Robin Williamsit kujtojnë të atin në ditëlindjen e 72-të NULL NULL 24.07.2023 23:35 24.07.2023 23:35 Fëmijët e aktorit të ndjerë Robin Williams e kanë kujtuar babanë e tyre në të që do të kishte qenë ditëlindja e tij e 72-të. Ai u vetëvra më 2014 në moshën 63-vjecare duke lënë pas djalin Zak dhe të bijën, Zeldën. “Urime ditëlindja e 72-të, babi! Po më kujtohej sa shumë e doja atë shikim që e jepje”, ka shkruar Zaku në mediat sociale, duke ndarë një fotografi të Williamsit nga filmi “Mirëmëngjesi, Vietnam!”. Ndërkaq, e bija postoi një fotografi të Williamsit gjatë një proteste duke thënë që ai “do të kishte qenë atje jashtë duke e luftuar luftën e mirë për artin dhe artistët sot e përgjithmonë”, duke iu referua r grevës në të cilën janë futur shkrimtarët dhe aktorët amerikanë.