UBT ndan çmimin “Leadership Excellence Award” për Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan NULL NULL 22.07.2023 20:44 22.07.2023 20:44 Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në prani të shumë profesorëve, stafit dhe studentëve, me vendim të Këshillit Akademik të UBT-së, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ndau çmimin “Leadership Excellence Award”, Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan. Këtë çmim rektori Hajrizi, i ndau Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan, në mirënjohje të përkushtimit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm në promovimin e shtetit të së drejtës, ndërtimit të demokracisë dhe aktivizmit qytetar. Rektori Hajrizi vlerësoi lartë kontributin e Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlanl në fushën e shkencave politike dhe për promovimin e vlerave demokratike dhe të angazhimit qytetar. Dr. Judithanne Scourfield McLauchlan është profesoreshë e asociuar e Shkencave Politike dhe Drejtoreshë Themeluese e Qendrës për Përputhshmëri Qytetare në Universitetin e South Florida St. Petersburg, ku mëson lëndë të Qeverisjes Amerikane dhe Ligjit Publik. Ajo ka punuar një periudhë edhe në Shtëpinë e Bardhë, në kohën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Hillary Clinton, gjersa ka patur edhe funksione të tjera me rëndësi. McLauchlan është një kontribuuese aktive në fushën e shkencës. Ajo ka botuar shumë artikuj dhe kapituj librash mbi efektet e përfshirjes së përpjekshmërisë qytetare në kurrikulë dhe ka paraqitur ato gjetje në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. *Artikull i sponsorizuar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 1 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 15 orë më parë