Mark Ronson: Albumi i ri i Dua Lipës, i mrekullueshëm NULL NULL 20.07.2023 10:40 20.07.2023 10:40 Producenti Mark Ronson ka thënë që ka dëgjuar disa këngë nga albumi i ri i Dua Lipës, dhe e ka cilësuar si të mrekullueshëm “Kam dëgjuar diçka nga ai album dhe është i mrekullueshëm”, ka thënë Ronsoni për Vulture. Ronsoni iu referua edhe momentit në videoklipin e Lipës në këngën e re, “Dance The Night”, që është pjesë e albumit muzikor të filmit “Barbie”. Në videoklip ajo e thyen topin e diskotekës, duke thënë që ka qenë një mesazh që ajo e ka përmbyllur epokën e saj të këngëve për disko.