I shumëpërfoluri rikthehet në stërvitje te PSG-ja NULL NULL 17.07.2023 15:41 17.07.2023 15:41 Kylian Mbappe është bërë edhe një herë tjetër kryetemë e mediave në lidhje me të ardhmen e tij. Mbappe, sot ka filluar seancat stërvitore nën trajnerin e ri Luis Enrique siç ishte planifikuar, por që e ardhmja e tij mbetet akoma në ajër. PSG ka postuar një fotografi në llogarinë e tyre në Tëitter ku shfaqet një Mbappe i buzëqeshur duke pedaluar në një biçikletë stërvitore me mikun dhe kolegun e tij Achraf Hakimi. 24-vjeçari është i mendimit që ta përfundojë kontratën aktuale që i skadon në vitin e ardhshëm, teksa PSG-ja do që ta rinovojë atë tani ose ta shesë. Klubi parisien i ka dhënë afat lojtarit deri në fund të këtij muaji. Në rast se lojtari ende nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij, presidenti Nasser Al-Khelaifi synon të negociojë një transferim këtë verë për ta penguar atë të largohet falas në vitin 2024. Klubi që është përfolur më së shumti për shërbimet e tij është Real Madridi. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.