Arrestohet një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje NULL NULL 16.07.2023 09:12 16.07.2023 09:12 arrestim Është arrestuar një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Një person ka raportuar në polici se i dyshuari kishte shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të tij, përcjell Klankosova.tv. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në drejtim të tij i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë dy herë me armë zjarri. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari”. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi: një pistoletë me 14 fishek dhe substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa sa i përket substancave narkotike është inicuar rast tjetër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.