Haradinaj, Kurtit: Tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu, lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre NULL NULL 15.07.2023 15:44 15.07.2023 15:44 Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti ‘tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu’, e mos e ‘përçajë popullin’. Haradinaj, thotë se është me të gjithë ata që do të protestojnë në sheshet e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv. “Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin”, shkroi Haradinaj. Ai i ka thënë Kurtit që diçka ky vet e ka bërë, siç tha ai, të mos ua ndalë të tjerëve. “Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve”. “Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 1 orë më parë