Gruaja nga Nju Jorku zbulon se ka fituar lotari pas gati një viti NULL NULL 07.07.2023 14:46 07.07.2023 14:46 Një grua nga Nju Jorku nuk e kuptoi se kishte fituar xhekpotin e lotarisë me vlerë 1000 dollarë në javë për gjithë jetën, derisa pa një njoftim në lajme gati një vit pas shortit. Genine Plummer u tha zyrtarëve të lotarisë se ajo e bleu biletën më 26 maj 2022, por disi neglizhoi ta kontrollonte ndonjëherë nëse ishte fituese. Plummer tha se pa një njoftim për lajmet e lotarisë nga 11 maji i këtij viti duke thënë se bileta fituese ishte pothuajse e skaduar dhe ajo vendosi të kontrollonte të gjitha biletat e saj. Gruaja fatlume zbulon se ishte tronditur kur zbuloi se kishte fituar çmimin prej 1000 dollarësh në javë për gjatë gjithë jetën e saj. Plummer ofroi disa këshilla për lojtarët e tjerë të lotarisë. “Vazhdoni të luani si unë dhe kontrollojini biletat tuaja, veçanërisht nëse keni shumë bileta në dorë”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.