Sot bëhet përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren NULL NULL nga Hekuran Sokoli 07.07.2023 07:55 nga Hekuran Sokoli 07.07.2023 07:55 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, përuron lokalitetin arkeologjik “Programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor”. Përurimi bëhet në sheshin “Lidhja e Prizrenit” në orën 18:00, raporton Klan Kosova. Pas shumë vitesh nga zbulimi, lokaliteti arkeologjik është konservuar dhe integruar në hapësirën publike të Sheshit të Lidhjes, dhe po hapet për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit. Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në kuadër të përurimit do të zhvillohet edhe aktiviteti “Arkeologët e vegjël – vizatojmë të kaluarën”, cili u mundëson fëmijëve të grupmoshave 10-15 vjeç të përdorin imagjinatën dhe aftësitë artistike për të sjellë në jetë një gjetje arkeologjike përmes vizatimit. Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv