Nisin inspektimet në një spital privat në Prishtinë që bëri ofertë zbritjeje për stentime të zemrës NULL NULL 30.06.2023 15:37 30.06.2023 15:37 Stenta Një spital privat në Prishtinë ka bërë një ofertë me zbritje për stentime të zemrës. Sipas njoftimit të tyre, procedura e parë e stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro. E në lidhje me këtë rast, Klan Kosova ka mësuar se Inspektorati Shëndetësor ka nisur inspektimet në këtë spital. Për më tepër ky lloj promovimi dhe ofertimi për vendosjen e stentatve të zemrës ka një afat të caktuar – oferta vlen deri më 1 shtator. “Vetëm për një kohë të kufizuar, kostoja e procedurës së parë të stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro. Oferta vlen deri më 1 shtator”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.