Presioni ndërkombëtar, BE-ja ua shton zullumin Kurtit e Vuçiqit (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 29.06.2023 20:31 nga Besnik Tahiri 29.06.2023 20:31 Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, është krye-nikoqir i Samitit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian (BE) që zhvillon punimet të enjten e të premten. Një nga temat e diskutimit janë edhe tensionet Kosovë-Serbi, me theks të veçantë kriza në veri të vendit, raporton Klan Kosova. Me konkluzionet që pritet të miratohen, do i bëhet thirrje palëve për de-përshkallëzim, organizim të zgjedhjeve në katër komuna, e kthim në dialog. Te ky procesi i fundit, lideri evropian del përkrahës i idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të organizohet një konferencë ku do mbylleshin sipas tij liderët kosovarë e ata serbë deri te ujdia finale. Michel takoi Ramën në Bruksel në fillim të kësaj jave. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, thotë se në Samit do i njoftojë liderët për të gjitha angazhimet e tij të këtyre ditëve. Në samit edhe liderë tjerë evropianë kanë bërë thirrje për stabilizim të situatës në veri të Kosovës, mbajtje të zgjedhjeve në katër komuna e kthim në tavolinën e bisedimeve të Kosovës e Serbisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv