Rama: Me Michel jemi të të njëjtit mendim se është i vonë lirimi i policëve kosovarë NULL NULL 26.06.2023 17:57 26.06.2023 17:57 Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ishin të një mendimi se është shumë lajm i mirë lirimi i tre zyrtarëve policorë nga Serbia. Tre policët ditë me parë ishin kidnapuar në territorin e Kosovës nga policia serbe. “Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama në Twitter pas takimit që pati me Michel. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS