Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komandanti i KFOR-it: Shpëtuam 15 policë të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 21.06.2023 20:27

Brohoritjet u harruan, kur pas tyre kërciti përleshja fizike e hedhja e mjeteve të forta, më 29 maj në Zveçan.

Protestuesit serbë i sulmuan forcat e KFOR-it, prej të cilëve i lënduan rreth 30.

Por, kjo nuk është më e keqja që atë ditë mund të kishte ndodhur në qytetin verior, sipas komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë.

Angelo Michele Ristuccia, thotë se arritën të shmangin një masakër, njofton Klan Kosova.

Ky në intervistën për një medium italian, profesionalizmit të ushtarëve të tij, thotë se ia pa hairin edhe Policia e Kosovës, të cilës ia shpëtuan 15 pjesëtarë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme