Sot dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër, fillimi i stinës së verës NULL NULL 21.06.2023 07:37 21.06.2023 07:37 moti sot Këtë të mërkurë do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 min, si dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49 min. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ndodhë edhe solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër. Pos këtyre, IHMK-ja ka ndarë informacione edhe motin i cili është me diell dhe me rritje të temperaturave. Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar kundër ndezjes së zjarreve 4 minuta më parë