Lyeji flokët me majonezë NULL NULL 21.05.2015 13:26 21.05.2015 13:26 Nëse mbetesh pa balsam flokësh në raste urgjente, qumështi dhe majoneza janë zgjidhja perfekte. Koha e ftohtë i irriton flokët dhe si pasojë e saj sjell edhe këputjen apo dëmtimin e tyre. Nëse keni flokë të ashpër edhe pas përdorimit të balsamit, ka një mënyrë më të thjeshtë, me produktet e shtëpisë dhe të shëndetshme, sigurisht. Pas disa përdorimesh, do t’i ndiesh flokët shumë të butë dhe të shkëlqyeshëm. Përbërësit: 2 lugë majonezë 1 gotë qumësht (në varësi të flokëve) 2 lugë mjaltë Përzieje mirë masën, derisa të jenë shkrirë mjalti dhe majoneza. Më pas fillo nga pak të lyesh pjesën e skalpit, duke e masazhuar me mollëzat e gishtave. Lyeji flokët pak nga pak që ta shpërndash maskën në çdo fije. Në majat e flokëve vendos më shumë nga maska e përgatitur, meqenëse majat janë gjithmonë më të ekspozuara nga dëmtimet. Mbaje maskën në kokë për gati 30 minuta, laje me shampo dhe shpëlaje me ujë të vakët.