Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bëhu unike nga çanta juaj

NULL NULL
21.05.2015 13:17
Idetë mund t’i japin pamje tjetër çantës suaj, qoftë një çantë e thjeshtë e blerë në treg, apo një çantë firmato e vjetëruar.

Mbështill rripat me një shall me ngjyra

Bëje nyjë shallin ku kapet rripi me çantën dhe thjesht mbështille rreth tij deri në fund pa lënë asnjë hapësirë bosh që të mos duket rripi. Do bëhet një çantë me atmosferë sipas shallit që zgjedh.

qanta11

Jepju rripave karakter Chanel

Zinxhirë me hallka të mëdha që nuk ju duhen dhe mjetet për t’i kapur pas rripave. Kaq ju duhet për ta kthyer çantën në një aksesor me tipare Chanel. Nëse keni një rrip që hiqet dhe vihet në çantë do e kishit më të lehtë, në të kundërt duhet të shqepni dhe të qepni sërish rripat aktualë, pasi t’i keni kaluar nëpër hallkat e zinxhirit. Zinxhiri duhet të jetë aq i gjatë sa të kalojë gjithë rripi në të. Rripat akrilikë janë më të lehtë për t’u futur në zinxhir.

Qanta 2

Lidh një bandanë

Nuk ka asgjë më të lehtë sesa kaq. Lidhe ku dhe si të duash. Shallet pambuk, bandanat janë shumë në modë tani, por edhe shallet mëndafsh janë shumë elegantë. 

qanta 3

Vizato dizenjon tënde

Edhe më origjinale! Vizato një çantë me dizenjon që të vjen në mendje. E sigurt që askush tjetër nuk do ketë një të ngjashme.

qanta 4

Ktheje në një aksesor rock’n roll me një rrip kitare

Ti mund të mos mbash asnjëherë kitarë në qafë meqë nuk di të luash, por kjo nuk të ndalon të ndjesh të paktën prekjen e rripit të saj. Gjej një rrip të këndshëm kitare dhe zëvendëso rripin e çantës me të. Do kesh një çantë rock’ n’roll.

qanta5

lajme të ngjashme