16 vjet më parë u hap konkursi për zgjedhjen e flamurit të Kosovës NULL NULL 13.06.2023 07:36 13.06.2023 07:36 Flamuri i Kosoves Ekipi i Unitetit më 13 qershor të vitit 2007, ka shpallur konkursin 15-ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhej se “secili propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”. Më pas shkruhej se nuk duhet të përdoret cilido simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë). Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të Pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008. Flamuri ishte rezultat i një gare ndërkombëtare për dizajnimin e tij, ku u dorëzuan gati njëmijë punime. Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi. Ai ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës./KP Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 16 orë më parë