Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë

NULL NULL
29.12.2015 11:18

Policia raporton se në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident i cili është cilësuar si vrasje në tentativë. Një person ka raportuar te organet e rendit se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri, dhe personi që ka gjuajtur më pas është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Personi në të cilin është qëlluar me armë nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa policia në vend të ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të plumbave.

Pas një pune operative është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me 26 copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme