Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Kryetarët e komunave në veri të Kosovës, kurrë nuk do të pranohen (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 18.05.2023 23:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe një herë për një ngjarje që të premten pritet të ndodh në një qytet të Kosovës.

Në Mitrovicë më 19 maj, sipas agjendës, do të betohet kryetari i zgjedhur i komunës në veri të këtij qyteti, i votuar në zgjedhjet e 23 prillit, proces që u bojkotua nga serbët lokalë.

Presidenti i Serbisë, pretendon se të premten konstituohen edhe qeveritë lokale për Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin që po ashtu zgjodhën kryetarët e rinj.

“Nesër pritet, pra që ata të tentojnë që në atë ndërtesën në Mitrovicë, që të mbajnë seancat konstitutive për tre komuna dhe do t’i zgjidhin kryetarët e rrejshëm, që mbështeten nga vendet e QUINT-it, në ato që janë zgjedhjet më të rrejshme, më të turpshme e më të mjera, të mbajtura në botë e me dalje prej 3.4%”, tha Vuçiqi, raporton Klan Kosova.

Kryetari i Serbisë, thotë se ata që do udhëheqin katër komunat në veri të Kosovës, tash e tutje s’janë të pranueshëm nga serbët që në këtë pjesë janë shumicë.

“Këta kurrë nuk do të pranohen s’i kryetarë të komunave. Ky është presion ndaj serbëve dhe tentim që të krijohet atmosfera që serbët të lëshojnë vatrat e tyre. Asgjë më shumë”.

Vuçiqi, që thirri serbët ta ruajnë paqen, tregoi se të mërkurën mbrëma kishte bisedë telefonike me tre njerëzit kryesorë të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Emisarin, Gabriel Escobar, këshilltarin special në Departamentin e Shtetit Amerikan (DASH) Derek Chollet, e ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.