100-shi i Guardiolës NULL NULL nga Naim Selmani 18.05.2023 13:41 nga Naim Selmani 18.05.2023 13:41 Suksesi i skuadrës angleze, Manchester City përveç aspektit ekipor ka shumë rëndësi edhe për trajnerin. Kjo pasi me fitoren ndaj Real Madrid-it, trajneri spanjoll Pep Guardiola arriti edhe një shifër magjike, përcjell klankosova.tv. Ai arriti mbrëmë te fitorja e 100 si trajner në Ligën e Kampionëve. Kjo e vendos atë në pozitën e tretë në mesin e më të suksesshmëve. Guardiola e mposhti pikërisht trajnerin me më së shumti fitore në këtë garë Carlo Ancelottin që ka 107. Kurse trajneri i dytë me më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve është Sir Alex Ferguson me 102 sosh. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS