Mirlind Daku, në formacionin e vitit në Slloveni NULL NULL nga Jon Ajeti 16.05.2023 15:57 nga Jon Ajeti 16.05.2023 15:57 Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka mbyllur një sezon fantastik në ligën elitare të Sllovenisë. Daku ka shënuar 18 gola për skuadrën e Murës, duke qenë realizatori i dytë më i mirë në këtë shtet. 25-vjeçari, për të arriturat e tij, është shpërblyër duke u zgjedhur në formacionin e vitit nga sindikata profesionale e futbollistëve sllovenë. Me paraqitjet që i ka pasur gjatë këtij sezoni, Mirlind Daku pritet që karrierën ta vazhdojë në ndonjë ligë edhe më të fortë pasi interesimi për të nuk ka munguar nga ekipet e ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.