Inter – Milan, kërkojnë një biletë për finalen e Championsit NULL NULL 16.05.2023 11:38 16.05.2023 11:38 Inter dhe Milan sonte do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e dytë të Champions League. Skuadrat nga qyteti i Milanos, janë në kërkim të një bilete për finalen e madhe. Një hap përpara është skuadra e Interit, që javën e kaluar fitoi me rezultat 2:0 në “San Siro”. Mbetet të shihet në rast se klubi “zikaltër” do të arrijë ta mbajë epërsinë apo rivali i tyre lokal do ta përmbys rezultatin. Ekipet e Simone Inzaghit dhe Stefano Piolit do të ballafaqohen nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS