Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dobitë nga lulelakra

NULL NULL
21.05.2015 10:59

Lulelakra nuk përmban aspak yndyrna dhe sodium. Konsumi i regullt i lulelakrës zvogëlon riskun nga një sërë tipesh të kancerit.
Lulelakra përmban këto vitamina: B1 (thiamine), B2 (ribaflavin), B3 (niacin), B5 (pantothenic acid),B6 (pyridoxine) dhe B9 (folic acid), gjithashtu përmban dhe minerale e agjente fitokemikale. Janë një burim i mirë i fibrave, proteinave, fosforit, potasiumit dhe shumë vitaminë C.
Lulelakra përmban potasium dhe minerale të cilat janë esenciale në zhvillimin e muskujve dhe kockave.
Lulelakra përmban përberës të njohur si isothiocynates të cilat pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Konsumi i regullt i saj ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira, kjo se pse permbajnë shumë antioksidante dhe vitaminë C.
Lulelakra redukton rrezikun e sëmundjeve të cilat vijnë si pasojë e rritjes së stresit oksidativ duke perfshirë
ketu sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Stresi oksidativ është mbingarkesa me molekula te ashtuquajtura radikale te paoksigjenuara të cilat i prodhon vetë trupi. Clirimi i ketyre redukton rezikun nga kanceri ne zorren e trashe, mushkeri, prostate dhe gji (tek femrat).
Lulelakra gjithashtu përmban sasi të mëdha të vitaminës K dhe omega 3 acide, të cilat kanë një ndikim të madh ne mbrojtjen nga ndezjet e ndryshme. Gjithashtu si rezultat i kësaj reduktohet rreziku nga sëmundjet si atriti, obeziteti, diabeti, ndezja në zorr dhe kolitet koliti.

Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit dhe patologjive në venat e gjakut, duke mundësuar një qarkullim të përkryer në të gjithë pjesët e organizmit.
Konsumi i lulelakres bënë të mundur furnizimin e trupit me glukosinolate gjë e cila bënë aktivizimin e
sistemit detoktifikues te organizmit. Kërkimet kanë treguar se ajo gjithashtu luan një rol të rëndesishme
në mbrotje nga lloje të ndryshme të kancerit.
Përdorimi i lulelakres i mundëson trupit furnizim me allicine agjent ky i cili ndihmon në
ruajtjen e shëndetit të zemrës, si dhe përmban selenium i cili në kombinim me vitaminen C ndihmon në shtimin e imunitetit dhe mbatjen në nivele normale të kolesterolit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.