Vendimi i minutës së fundit i jep gruas çmim lotarie prej 300 mijë dollarësh NULL NULL 05.05.2023 17:16 05.05.2023 17:16 Një grua nga Karolina e Jugut tha se ndryshimi i mendjes në minutën e fundit i mundësoi të fitonte çmimin prej 300,000 dollarësh nga një biletë lotarie që pothuajse nuk e bleu. Gruaja u tha zyrtarëve të lotarisë se pa biletën e gërvishtjes në dyqan, por fillimisht vendosi kundër blerjes së saj. “Nuk doja ta blija biletën”, tha lojtarja fatlume. Ajo shtoi se ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe përfundoi duke fituar 300 mijë dollarë. “Isha shumë e befasuar”, kujton ajo. Fituesja tregoi se paratë e çmimit do ti investojë në disa rinovime të shtëpisë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.