Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oliveira tërhiqet nga gara në Francë

NULL NULL
nga Naim Selmani 04.05.2023 12:08

Ylli portugez i garave të Moto GP-së, Miguel Oliveira është tërhequr nga gara për shpërblimin e madh të Francës.

Kjo pasi në garën e fundit të zhvilluar në shtegun Jerez në Spanjë ai doli jashtë shtegut duke pësuar edhe lëndim, përcjell klankosova.tv.

Oliveira pas analizave doli se e ka zhvendosur krahun dhe me intervenimin mjekësor ai është rikthyer në pozitën paraprake.

Por pas analizave janë vërejtur edhe disa fraktura dhe dëmtime të ligamenteve dhe si pasojë i është ndaluar pjesëmarrja në Francë.

Vendin e tij në shtegun Le Mans do ta zë motoristi testues i ekipit Aprillia, Lorenzo Savadori.

Gara për shpërblimin e madh të Francës zhvillohet me 14 maj dhe transmetohet në platformën Artmotion.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme