Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Odaloviq: Shpresoj që do të miratohet Deklarata për Personat e Zhdukur

NULL NULL
02.05.2023 12:55
Velijko Odalovic

Kryetari i Komisionit në Qeverinë e Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviq, ka deklaruar se shpreson që në bisedimet e sotme në Bruksel të miratohet deklarata për ta.

“Familjet kanë të drejtën për ta vënë paqen, për të mësuar për fatin e të dashurve të tyre dhe ta kenë mundësinë për t’i varrosur ata me dinjitet dhe mandej të gjithë ata që kanë kryer krime të ndiqen”, është shprehur Odaloviq raporton Kosovo-online.

“Është me rëndësi që të arrihet tek ky dokument, për rikthim të procesit dhe vazhdim të punës për kontakt me familjet dhe rikthimin e shpresës për ta. Është me rëndësi sepse shpresa për ta ka humbur, për shqiptarë e serbë të cilët po i kërkojnë të dashurit. Marrëveshja është një dimension politik, por që nuk është çështje politike, por një çështje humanitare”.

Odaloviq ka thënë se ky proces është ndalur për shkak të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme