25 të vdekur në Ukrainë nga sulmet ajrore ruse NULL NULL 28.04.2023 19:23 28.04.2023 19:23 Rusia Ukraina Një valë sulmesh ajrore ruse në qytete anembanë Ukrainës, përfshirë edhe Kievin, ka lënë të vdekur të paktën 25 persona. Zyrtarët kanë bërë të ditur se 23 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë në një sulm që goditi një ndërtesë Umanit të Ukrainës, ndërkaq një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipros, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministria ruse e mbrojtjes tha se ushtria e saj kishte shënjestruar me sulme njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase. Agjencia e lajmeve RIA tha se Rusia po synonte njësitë rezervë dhe përdori armë me precizion të lartë. Ndryshe, edhe në Uman, qytet ky që është kursyer kryesisht nga sulmet ruse, një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe u shemb pjesërisht pasi u godit nga një raketë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AUV-i thotë se është konfirmuar rasti i parë i murtajës së rumanitëve të vegjël 8 minuta më parë