Policia ia lejon klubit nga Novi Pazari kalimin transit nëpër Kosovë drejt Maqedonisë së Veriut NULL NULL 28.04.2023 16:16 28.04.2023 16:16 Policia e Kosoves Policia ka bërë të ditur se përmes pikës kufitare në Bërnjak, një klub i boksierëve nga Novi Pazari janë lejuar të kalojnë transit nëpër Kosovë drejt Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit, anëtarët e klubit nga Novi Pazari I kanë plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës për kalimin e kufirit shtetëror. “Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 1 orë më parë