Murati priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Doganave Botërore, Mikuriya NULL NULL 27.04.2023 14:18 27.04.2023 14:18 Ministri Hekuran Murati ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya, me të cilin diskutoi lidhur me bashkëpunimin tregtar, zhvillimin e kapaciteteve të Doganave të Kosovës, si dhe mbështetjen që OBD mund të ofrojë për Kosovën. Bëhet e ditur se Murati e njoftoi Sekretarin Mikuriya me të arriturat e Doganave të Kosovën në vitet e fundit, duke vënë theks në inkasimin e të hyrave, luftën kundër kontrabandës, si dhe rritjen dhe diversifikimin e eksportit nga Republika e Kosovës. Po ashtu përmendi edhe ndryshimet dhe reformat aktuale në Dogana, të cilat bazohen në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe OBD-së. Ndërkaq sekretari Mikuriya tha se OBD po monitoron nga afër progresin e Doganave të Kosovës, specifikisht rritjen e bazës fiskale, rritjen e konkurueshmërisë, si dhe digjiitalizimin e shërbimeve. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e OBD-së për të mbështetur Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e partneritetit të Doganave të Kosovës me ato të vendeve të tjera. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë