Jaho dhe Kajtazi, dy soprano të suksesshme shqiptare NULL NULL 27.04.2023 12:07 27.04.2023 12:07 Ermonela Jaho nga Shqipëria dhe Elbenita Kajtazi nga Kosova janë dy soprano shqiptare që po arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare. Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka thënë se suksese si këto zgjojnë ndjenja të fuqishme krenarie, njofton Klan Kosova. “Çmimi ‘Artiste e vitit 2023’ i ndarë nga Classical Music Awards, iu delegua sopranos së shquar të operës botërore Ermonela Jaho, me arsyetimin ‘Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, ajo mahnit me estetikën e saj të pastër vokale’”. “I artë ishte edhe debutimi në Opéra-Comique në Paris i sopranos Elbenita Kajtazi. Aria e saj ‘Unë them se asgjë nuk më tremb’, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të gjatë nga publiku. Kështu thuhet në njërën nga shumë kritikat e publikuara në shtypin francez kushtuar punës, përkushtimit dhe talentit të Kajtazit”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Çifti theu karrigen e mbuluar me kristal në muzeun e Veronës - kërkohen nga policia 7 orë më parë